Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zbulohen gjenet përgjegjëse të zmadhimit të trurit

Zbulohen gjenet përgjegjëse të zmadhimit të trurit

03:05, 30/11/2018
A+ Aa A-

Zbulohen tri gjenet përgjegjëse të zmadhimit të trurit të njeriut, thënë ndryshe të dimensioneve të kores së trurit.

Shumë të ngjashëm mes tyre, ato i takojnë një periudhe 3-4 milionë vjeçare.

Siç ilustrohet në dy studime të publikuara në revistën ”Cell”, defektet e tyre janë të lidhur me probleme të mundshme neurologjike.

Të koordinuar nga David Haussler, kërkuesit e universitetit të Kalifornisë dhe ata të Universitetit të Amsterdamit kanë studiuar gjenet e reja në ”in vitro”, versione në miniaturë të kores së trurit, të zhvilluar në laborator nga staminalet.

Hipotezat e tyre për gjenin e quajtur ”Notch2nl” ndihmojnë qelizat staminale të transformohen në neurone të reja duke u përhapur në koren e kokës.

”I përkasin një familjeje gjenesh të quajtura ‘Notch’ që kanë një histori evolucioni miliona vjeçare, me një rol kyç në zhvillimin embrional”, shpjegon Haussler.

Familja e gjeneve ”Notch” u zbulua për herë të parë te mushkonjat, insekt ”model” në studimet e gjenetikës.

Tek njerëzit ky aplikim sjell në një zhvillim anormal të trurit, që mund të kthehet në shumë të vogël ose shumë të madh, duke krijuar çregullime mendore si skizofrenia.

‘’Këto gjene gjenden në një pjesë të rëndësishme të gjenomës, kromozomi 1, të pasura me ADN, të modifikuara si mutacionet ose dublikimet, që janë një prej motorëve të evolucionit’’, theksoi gjenetisti Giuseppe Novelli, rektor i universitetit ”Tor Vergata”.

”Është interesante të kuptosh funksionin e tyre, në një lidhje me mosfunksionimin mendor në sindromat e aspektit autik’’, theksoi gjenetisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco