FOTO/ Zbulohet dokumenti i njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Bullgaria

FOTO/ Zbulohet dokumenti i njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Bullgaria

08:55, 28/11/2018
A+ Aa A-

Kanë dalë të tjera fakte të rëndësishme dhe historike që lidhen me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor të vitit 1912-të.

Në Arkivin Shtetëror të Bullgarisë, është gjetur dokumenti i cili tregon njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga shteti bullgar.

Diplomati i Kosovës në Sofje Bujar Desku duke ju referuar Agjensisë Shtetërore të Arkivave në Sofje ka publikuar Aktin Formal të njohjes së Pavarësisë se Shqipërisë nga ana e Bullgarisë, nën mbishkrimin Shpallja e Pavarësisë dhe konsolidimi i shtetësisë, duke e bërë dhe një paralele dhe me mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës. Duke dëshifruar dokumentin origjinal, shihet se Vendimi i përket datës 24 .02, të vitit të largët 1922, pra 10 vjet pasi Shqipërisë shpalli Pavarësinë.

Ndër të tjera, në këtë akt formal-juridik thuhet se Qeveria bullgare merr këtë hap de-jure, duke ju referuar vendimit të Konferencës se Ambasadoreve të mbajtur në Nëntor 1921 në Paris e të nënshkruar nga përfaqësuesit e Britanisë se Madhe, Frances,Italisë dhe Japonisë të cilët njohin Shqipërinë si shtet Sovran dhe të Pavarur. Dokumenti mban vulën e Ministrisë se Jashtme dhe të Kulteve dhe është i firmosur nga Kryeministri i atëhershëm i Bullgarisë Aleksandar Stamboliski.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco