VIDEO/ E rëndë, hidhen nga makina dy binjaket të sapolindura

VIDEO/ E rëndë, hidhen nga makina dy binjaket të sapolindura

19:09, 07/11/2018
A+ Aa A-

Ky është momenti që motrat e binjake të porsalindura u gjetën në anë të rrugës në Filipine.

Duket se një nënë e pashpirt i ka hedhur ata nga një automjet në ecje në Negros Oriental. Ngjarja ka ndodhur në orte para të mëngjesit.

Në mënyrë të pabesueshme, një nga vajzat e vogla i mbijetoi kësaj prove të hidhur. Ajo u shpëtua nga një çiftit, i cili i kishte dëgjuar të qarat e saj, që vinin nga një barakë pranë rrugës.

Image

Por vajza tjetër, e cili ishte dukshëm më e vogël dhe më e dobët, ishte pa ndjenja dhe lëkura e saj u kthye në një ngjyrë të zbehtë. Ajo u shpall e vdekur pas mbërritjes në spital.

Vendasit i mbështollën me një batanije, ndërsa prisnin që një ambulancë të vinte në fshatin Datagon.

Barorët nuk i kursyen fjalët e këqija për nënë, e cila i ka braktisur vajzat e saj të bukura të sapo lindura.

Image

Lea Gutib tha: “Vajzat e vogla ishin kaq të bukura, aq të vogla dhe aq të brishta. Unë nuk mund ta besoja, kur i gjetëm”.

“Njëra nga vajzat nuk ia doli, tjetra ishte më e fortë, ajo kishte një ngjyrë të mirë dhe lëvizte. Dukej sikur po qante që njerëzit ta ndihmonin.

“Unë nuk mund ta kuptoj se si një nënë mund ta bëjë këtë me fëmijët e saj. Kjo gjë do të jetë shqetësimi i saj çdo ditë për pjesën tjetër të jetës së saj”.

Image

Jean Miral, një banore tjetër, e cila nxitoi t’i ndihmonte, tha se ndihej e copëtuar midis “zemërimit, trishtimit dhe gëzimit”.

Ajo tha: 'Është kaq e bukur ta shohësh vajzën e gjallë dhe të mendosh se si u shpëtua. Por ajo gjithmonë dëshirojë që të kishte shpëtuar edhe motra e saj binjake”.

“Është kaq e trishtueshme dhe më bën të zemërohem, kur mendoj për një person të rritur që bën veprime të tilla. Unë jam duke u lutur, që foshnja e cila mbijetoi të shkojë tek një familje e mirë, që do të kujdeset për të”.

"Ne nuk e dimë se kush është nëna e tyre, por foshnjat nuk kanë qenë në atë vend për një kohë të gjatë. Dikush i la ata dhe u zhduk shpejt”.'

Image

Sipas mediave lokale, vajza e mbijetuar u dërgua me urgjencë në spital. Autoritetet njoftohet se po përpiqen të gjurmojnë nënën e tyre, e cila i hodhi foshnjat në anën e rrugës, përpara se të largohej.

Pamjet në videon e më poshtme tregojnë se si një nga foshnjat po qan dhe lëviz krahët dhe këmbët në ajër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco