Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

FOTO/ Ndodhen në SHBA, ja bunkerët e pasanikëve në rast të fundit të botës

FOTO/ Ndodhen në SHBA, ja bunkerët e pasanikëve në rast të fundit të botës

09:48, 04/11/2018
A+ Aa A-

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë, ku një përqindëshi i më të pasurve ka në plan t’i mbijetojë fundit të botës, ndodhet në Dakotën e Jugut të SHBA-ve.

Qoftë ky fund nga lufta bërthamore, apo nga ndonjë mynxyrë tjetër si nëpër filmat me ‘zombie’ e lugetër, “Vivos Group” u jep mundësinë të pasurve që ta kenë mendjen të fjetur që tani.

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë mban deri në 5000 njerëz, dhe mund të durojë shpërthime me fuqi 250-tonëshe.

Prona, që mund të quhet Arka e Noas moderne, ka 575 bunkerë në total. U ndërtua për herë të parë në vitin 1942 si fortesë ushtarake që mbante lëndë shpërthyese dhe municione.

“Vivos Group” e bleu pronën në vitin 2016 dhe nisi ta kthejë në komunitet privat bunkerësh. Sipas “Vivos Group”, bunkerët kanë hapësirë të bollshme për të ruajtur ushqime për një vit.

Kjo kompani u ofron blerësve mundësinë të paguajnë edhe për mobilimin dhe montimin e teknologjive për një jetesë moderne, si ujë, drita, sistem ajrimi, gropë septike, depozitë karburanti, të gjitha për 22 mijë dollarë. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco