Zbulohet në një varr egjiptian, djathi më i vjetër në botë

Zbulohet në një varr egjiptian, djathi më i vjetër në botë

09:38, 30/10/2018
A+ Aa A-

Djathi më i vjetër në botë gjendet në një varr egjiptian, por ai mund të jetë i infektuar me një sëmundje vdekjeprurëse.

Djathi u gjet në varrin e Ptahmes, një kryebashkiaku të Memphis të Egjiptit në shekullin e 13-të, dhe sipas një studimi të ri në revistën “Analytical Chemistry”, ndoshta është djathi më i lashtë i zbuluar ndonjëherë.

“Mostra ishte e mbështjellë në një kavanoz të thyer”, tha autori kryesor Enrico Greco, nga Universiteti i Catanian i Italisë.

“Arkeologët dyshuan se ishte një lloj ushqimi për pronarin e varrit dhe ata vendosën të kërkonin analiza kimike”.

Ekipi përdori teknika të pazakonta shkencore për ta identifikuar atë si mbetjen e një djathi të fortë të prodhuar nga qumështi i lopës dhe qumështi i dhive.

Ata gjithashtu gjetën shenja të një bakterie që shkakton sëmundjen potencialisht vdekjeprurëse të brucelozës, e cila përhapet nga kafshët tek njerëzit nëpërmjet produkteve të qumështit të papastërtuar.

Monstra e gjetur thuhet se është 3200 vjet e vjetër.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco