Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO/ Çifti gay i pinguinëve hyjnë në histori, bëhen prindër

FOTO/ Çifti gay i pinguinëve hyjnë në histori, bëhen prindër

15:20, 26/10/2018
A+ Aa A-

Çifti gay i pinguinëve të Australisë tashmë janë bërë prindër.

Pinguinët homoseksualë kanë bërë historinë në Australi duke nxjerrë nga veza një zog të “birësuar”.

Magic dhe Sphen, dy pinguinë meshkuj që ndërtuan një fole dhe më pas birësuan një vezë së bashku në Akuariumin e Sidneit, mirëpritën një zogth ende pa emër të premten e kaluar.

Foshnja e çiftit të pinguinëve Gentoo u njoftua në rrjetet sociale të Akuariumit në një postim të mbushur me emoji.

Zogthi do të mbetet pa emër për dy muajt e ardhshëm. Ndërkohë, emri i tij do të jetë Sphengic, një emër i ngjitur nga fansat e çiftit në internet.

Dy pinguinët meshkuj morën vëmendjen e globit pas kalimit të testit të një veze të rreme para dy javësh.

Baballarët filluan të inkubojnë dhe të mbrojnë vezën e rreme, duke dëshmuar se ishin gati për marrëveshjen reale.

Zogthi tani do të qëndrojë me baballarët e tij për pesë javët e para të jetës së tij, të cilët do ta ushqejnë atë deri në 10 herë në ditë.

Prindërit do të duhet ta mësojnë të voglin që të notojë dhe të ndërtojë një fole për vete, por kjo është ende disa javë larg.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco