Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Përdorues të iPhone duhet të keni kujdes..., ja pse!!!

Përdorues të iPhone duhet të keni kujdes..., ja pse!!!

18:27, 19/10/2018
A+ Aa A-

Përdoruesit e iPhone duhet të kenë kujdes, hakerët kanë filluar një mënyrë të re të vjedhjes së të dhënave personale.

Hakerët janë duke përdorur një mënyrë të re për të vjedhur të dhënat hyrëse në Apple.

Emaili i dërguar vjen nga platforma “Spotify” dhe thotë që përdoruesi ka blerë abonimin njëvjeçar për 115 euro.

Pastaj një link i lidhur me këtë email, të dërgon për të “rishikuar abonimin e përdoruesit” dhe duket si një faqe zyrtare e Apple.

Por, në të vërtetë ky është një mashtrim dhe kur njerëzit japin të dhënat personale të tyre në këto faqe, ato të dhëna shkojnë direkt e te hakerët.

Këto të dhëna iu mundësojnë atyre të kenë mundësi të shikojnë fotografitë, videot dhe informacione të tjera personale, që ndodhen në telefonin tuaj.

Ky mashtrim për përdoruesit e iPhone, së pari u zbulua në “Reddit”, nga një person i cili kishte klikuar në linkun e lidhur në e-mailin e dërguar.

Tim Sadler, themeluesi i firmës së sigurisë “Tessian” i tha tabloidit “The Sun”, që kjo është një tentativë klasike për të mashtruar njerëzit.

Por vëzhgimi i kujdesshëm i mesazheve dhe faqes është vendimtar në zbulimin e çdo e-mail mashtrues dhe mund të ndihmojë në shmangien e kurtheve të vëna.

Nëse përdoruesit bien pre e mashtrimit dhe dorëzojnë detajet e tyre tek hakerët, ata i japin kontroll të plotë në informacionet personale.

Këto janë të dhënat personale, si hyrja në iCloud, foto, video dhe madje edhe mundësia e blerjeve mashtruese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco