FOTO/ Shumë pranë Shqipërisë, kërkohet punëtor për të përkëdhelë macet

FOTO/ Shumë pranë Shqipërisë, kërkohet punëtor për të përkëdhelë macet

11:10, 12/08/2018
A+ Aa A-

Të jetosh në një ishull gjashtë muaj dhe të përkëdhelësh 55 mace.

Ky është një njoftim i çuditshëm punë i God’s Little People Cat Rescue në Greqi, ku kërkohet një person për t’u kujdesur për këto mace.

Atij i ofrohet një pagë e mirë, strehim falas në një shtëpi private me pamje nga deti në ishullin Siros.

Personi duhet t’i dojë shumë macet, të kujdeset për to dhe të jetojë 6 muaj në ishull.

‘Kërkohet një adhurues macesh që të dijë të kujdeset dhe të menaxhojë shumë mace. Ai ose ajo duhet të jetë më i madh se 45 vjeç, të jetë i përgjegjshëm, i ndershëm, të ketë një zemër të bardhë, t’i ushqejë dhe t’i çojë te veterineri.

Gjithashtu duhet të dijë të drejtojë dhe makinën’, shkruhej në njoftimin e çuditshëm në Facebook, i cili brenda pak ditësh bëri xhiron e botës.

Sipas mediave personi që kërkon të punësojë kujdestarin e maceve do të largohet për 6 muaj nga ishulli dhe do që macet e tij të kenë një njeri që të kujdeset për to në mungesë të tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco