VIDEO/ Lejlekët ngrenë foletë e tyre në Gjirokastër

VIDEO/ Lejlekët ngrenë foletë e tyre në Gjirokastër

16:26, 22/07/2018
A+ Aa A-

Zogjtë e lejlekëve rrahin krahët në një fole mbi një shtyllë të tensionit të lartë në Luginën e Drinos në Gjirokastër.

Për herë të parë këto 30 vitet e fundit prindërit që shtegtojnë nga Afrika, ia kanë dalë të çelin dhe rrisin katër zogj duke sfiduar motin e lagësht dhe me stuhi të verës jo të zakontë të këtij viti.

‘Në gjithë Shqipërinë foleizimi i lejlekut ka qenë me sukses këtë vit’, i tha Zërit të Amerikës biologu Taulant Bino.

‘Ndoshta edhe ngaqë këtë vit lejlekët i ngritën foletë në zona të sigurta siç ishin shtyllat elektrike dhe kishat’, është shprehur Bino.

Këtë vit në Shqipëri janë evidentuar 6 fole lejlekësh që dëshmojnë se janë të mbushura me zogj, shtoi ai.

Ndërsa zogjtë kërcejnë në fole me krahët e porsarritur, prindërit qëndrojnë në zonën përreth, i ruajnë dhe kujdesen për ushqimin e tyre.

Këto janë pamjet e veçanta nga jeta e zogjve të vegjël që bëhen gati të fluturojnë përpara shtegtimit në vjeshtë për në Afrikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco