E Jashtëzakonshme, NASA zbulon yllin që përpin planetet

E Jashtëzakonshme, NASA zbulon yllin që përpin planetet

16:23, 22/07/2018
A+ Aa A-

Një yll i ri përpin çdo planet që lind në afërsi të tij. Katastrofa kozmike ndodh aktualisht 450 vjet dritë larg nesh.

Prej disa dhjetëvjeçarësh shkëlqimi i paqëndruueshëm që lëshonte ky yll ka ngjallur kuriozitetin e shkencëtarëve dhe së fundmi me anë të teleskopit me rreze X Chandra të NASA-s është zgjidhur misteri.

Grupi i kërkuesve kryesohej nga Universitetit Mit në bashkëpunim me Instituin Kavli për Astrofizikën dhe studimet. Koordinatori Hans Moritz Guenther thotë se gjatë studimit arritën të vrojtonin se dy nga planetet që po krijoheshin përreth yllit, u përplasën me njëri-tjetrin, duke prodhuar një re të dëndur gazrash, fragmentesh dhe pluhurash kozmikë që bien mbi yllin, duke i errësuar edhe dritën.

Gjithashtu studiuesit bënë të ditur se ylli është relativisht i ri, disa milion vjeçar dhe rrotullohet përreth një ylli tjetër me të njëjtën moshë, transmeton klanplus. Të dy kanë të njëjtën masë të diellit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco