Zhduket kopja gjigande e strukturës së hënës, u dërgua me postë por...

Zhduket kopja gjigande e strukturës së hënës, u dërgua me postë por...

16:27, 21/07/2018
A+ Aa A-

Një kopje gjigande e strukturës së hënës, që do të shfaqej në një spektakël në Austri, por që më herët ka shëtitur në gjithë botën, ka humbur teksa dërgohej me postë. Sfera me diametër 7 metra, e mbuluar me detaje të sipërfaqes hënore, është krijuar nga artisti britanik Luke Jerram, dhe ishte dërguar me postë për një festival në Austri.

Jerram tha se zhdukja e kësaj strukture të quajtur “Muzeu i Hënës” e ka trishtuar. Firma postare TNT ka bërë të ditur se po merret me këtë çështje.

Krijuesi Jerram tha se kjo vepër arti ishte prenotuar për disa evente në Evropë gjatë sezonit veror.

“Një ngjarje e tillë prek shumë njerëz të cilët prisnin me padurim të shihnin këtë vepër arti. Nuk do të mund ta shohin, pasi tashmë duhet të jetë në ndonjë depo. Shpresoj që firma postare TNT ta gjejë atë”, tha ai.

Artisti Luke Jerram është bazuar tek pamjet e NASA-s për të krijuar “Muzeun e hënës”. Çdo centimetër i sferës që ndriçohet nga brenda përfaqëson 5km të sipërfaqes së hënës. Kjo vepër arti është krijuar në bashkëpunim me Agjencinë Britanike të Hapësirës dhe me universitetin e Bristolit, dhe është disi e çuditshme se të ketë humbur gjatë rrugës, pasi është e pamundur që askush të mos e shohë atë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco