87-vjeçari që ka një familje me 346 pasardhës të gjallë

87-vjeçari që ka një familje me 346 pasardhës të gjallë

21:40, 12/07/2018
A+ Aa A-

Një burrë në Ukrainë po aplikon për Rekordet Gines sepse pretendon që ka familjen më të madhe në botë.

Pavel Semenyuk gjithmonë ëndërronte për një familje të madhe dhe u emocionua kur gruaja e tij lindi 13 fëmijë. Dhe tani 87-vjeçari ka një familje me 346 anëtarë dhe më i vogli është dy javësh.

Familja Semenyuk jeton në fshatin Dobroslav në rajonin jugor ukrainas të Odessa Oblast. Paveli ka një total prej 127 nipër e mbesa, 203 stërnipër e mbesa dhe madje 3 stër-stër nipër e mbesa, diçka që nuk është e zakonshme.

"Është e gjitha një familje e madhe dhe e lumtur", tha ai, duke përmendur vështirësinë për të mbajtur mend emrat e të gjithë pasardhëse të tij. "Unë njoh emrat e atyre që janë më të mëdhenj. Por shpesh nuk më kujtohen emrat e të rinjve."

Sa herë që njëri prej tyre nis të krijojë një familje, të tjerët ndërtojnë një shtëpi të re në fshat për çiftin e sapomartuar. Për ta bërë këtë, nuk ka mungesë të duarve, pasi shumica e djemve dhe e nipërve Pavelit merren me ndërtim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco