FOTO/ Historike! Zbulohen13 strofat e Odisesë, ja çfarë u gjet brenda

FOTO/ Historike! Zbulohen13 strofat e Odisesë, ja çfarë u gjet brenda

21:53, 11/07/2018
A+ Aa A-

Një copëz e lashtë balte, ku janë gdhendur 13 strofa të Odisesë së Homerit u zbuluan në vendin arkeologjik të Olympias së lashtë në jug të Greqisë.

Ky është një zbulim i rëndësishëm, pasi sipas ekspertëve, konstatimi mund të përfaqësojë “ekstraktin më të vjetër” të poemës homerike.

Një vlerësim fillestar ka përcaktuar moshën e kësaj copëze, si para shekullit të tretë. Copëza me shkrimin në baltë do të jetë “një objekt i madh i arkeologjik, epigrafik, letrar dhe historik”.

Zbulimi erdhi pas tre viteve gërmimesh, të kryera nga Shërbimi Arkeologjik Grek në bashkëpunim me Institutin Gjerman të Arkeologjisë. Copëza që mbart vargje të poemës homerike u gjet pranë shenjtërores së Zeusit gjatë gërmimeve të kryera në atë që dikur ishte vendi i dedikuar për Lojrat Olimpike, të mbajtura nga 776 deri në 393 pas Krishtit.

Ekstrakti, i marrë nga libri XIV i Odisea, përshkruan kthimin e Ulysses në shtëpinë e tij në Ithaka. Më parë vetëm  disa fragmente të Odisesë janë gjetur në Egjipt.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco