Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Nuk do ta besoni sa kushton Lamborghini, imitim kinez

FOTO/ Nuk do ta besoni sa kushton Lamborghini, imitim kinez

21:48, 16/06/2018
A+ Aa A-

Prodhuesit kinezë, po vazhdojnë të kopjojnë të gjitha makinat që u pëlqejnë.

Ditë më parë kemi parë prezantimin e Huansu C60, që është imitimi identik i Lamborghini Urus. Megjithëse kopjet kineze nuk janë shumë të dëshirueshme, ky ekzemplar nuk duket aq keq dhe ata që nuk kanë kushte të blejnë një Urus origjinal, do ta konsideronin si zëvendësim. Pjesa e përparme dhe anësore ka ngjashmëri të madhe, por pjesa e pasme ka dizajn ndryshe.

Për dallim prej Lamborghinit me 4.0-litra V8 që prodhon 600 kuajfuqi, C60 ofron atë me 2.0-litra, ndërsa nuk tregohet për fuqitë që arrin. Nuk mungon as alternativa më e lirë, me 1.5-litra. Huansu ka deklaruar do të ketë “shpejtësi magjike”, por njohësit e automobilizmit nuk po pajtohen me këtë pretendim. Në të njëjtë kohë, besohet se kjo makinë nuk do të shihet në qendrat e mëdha kineze si Pekin apo Hong Kong, por do të shitet më shumë nëpër pjesët periferike.

Banorët e qyteteve të zhvilluara, i kanë kushte ekonomike dhe zakonisht kërkojnë makina origjinale, por jo edhe ata që banojnë ën zona të pazhvilluara sa duhet. Kur vije fjala të çmimi, Huansu C60 kushton prej 15,500 dollarë deri në 23 mijë dollarë, teksa Lamborghini Urus në Kinë ka çmim fillestar prej 488 mijë dollarëve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco