Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

FOTO/ Zbulohet më në fund qyteti që u ‘Fundos nga Zoti’

FOTO/ Zbulohet më në fund qyteti që u ‘Fundos nga Zoti’

16:33, 14/05/2018
A+ Aa A-

Gjatë kalimit të viteve legjendat mbi ekzistimin e qytetit të humbur, ose siç e quanin disa “qytetin e fundosur nga dënimi i Zotit”, sa vinin e shtoheshin.

Port Royal në kohën e tërmetit kishte 6.500 banorë dhe 2.000 ndërtesa.

Tash, teknologjia moderne iu lejon zhytësve, arkeologëve dhe historianëve të zbulojnë më tepër nga ato që thuhej se pjesa më e madhe e qytetit ka mbetur e paprekur nën ujë për më shumë se 300 vjet.

Ben Hughes, autor i Apokalipsit 1692: Mbretëria, skllavëria dhe tërmeti i madh në Port Royal, i ka dedikuar shumë vite studimit të këtij qytetit të zhdukur prej kohësh.

“Në gjysmën e dytë të shekullit 17, Port Royal ishte qyteti më i rëndësishëm i kolonive angleze në Amerikë. Shumica e artefakteve dhe madje shumë ndërtesa nga qyteti kanë mbijetuar deri në ditët e sotme moderne”, thotë ai.

Frika nga tërmetet e reja ka mbajtur larg hajdutët potencialë për të grabitur thesarin e fundosur bashkë me qytetin dhe ai ka mbetur pothuajse i paprekur sikur në kohën e tërmetit.

Hartat e qytetit tregojnë se piratët kishin bërë fortesa për t’u mbrojtur nga invadimi. Të armatosur deri në dhëmbë, Ben thotë se bastionet e piratëve ishin të mbushura me plot armë të asaj kohe.

Një orë e gjetur nga pjesa e fundosur e qytetit tregon se ishte ndalur së punuari në 11.34 paradite, në kohën kur duket të ketë ndodhur tërmeti.

Qyteti ishte me plot bare për argëtim. Në një nga gurët e gjetur të ndërtesave të shembura nën ujë tregonte se sipas regjistrimit të popullatës së asaj kohe “John Starr jetonte me 23 femra, 21 të bardha dhe dy zezake”, shkruajnë mediat britanike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco