NASA: Do të jetë një grua personi i parë që do të zbresë në Mars, ja arsyeja

NASA: Do të jetë një grua personi i parë që do të zbresë në Mars, ja arsyeja

18:51, 19/04/2018
A+ Aa A-

Të gjithë personat që kanë udhëtuar në hapësirë, dhe ecur në Hënë, kanë qenë meshkuj. nPor, ka ardhur koha që gjërat të ndryshojnë dhe të ketë një lloj balancimi, të paktën duke filluar nga planeti Mars.

Kështu deklaron një prej shkencëtareve më të zëshme të Agjencisë Hapësinore Amerikane.

“Kemi astronaute, por nuk kemi dërguar asnjë grua në Hënë. Unë mendoj se njeriu i parë që duhet të ecë në Mars duhet të jetë një grua”, thotë Allison McIntyre, inxhiniere e NASA-s në Johnson Space Center, në Houston.

Deri më tani janë regjistruar më shumë se një herë udhëtime të grave astronaute në hapësirë, megjithëse numri i tyre është shumë herë më i vogël se ai i burrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco