FOTO/ Ja kush është më i paguari në Buckingham Palace

FOTO/ Ja kush është më i paguari në Buckingham Palace

18:00, 19/04/2018
A+ Aa A-

Mazhordom- Të jesh mazhordom i mbretëreshës Elizabeth të Anglisë, siç raporton ‘Business Insider’, do të thotë të fitosh 15 mijë sterlina në vit. Gjithsesi ka edhe përfitime të tjera, si për shembull të kalosh dy muaj në vit në një prej rezidencave verore të mbretëreshës në Balmoral dhe Holyroodhouse Palace.

Pjatalarës- Në vitin 2016 Buckingham Palace, ishte në kërkim të pjatalarësve ku ofroheshin 17 mijë sterlina në vit dhe përfshihej një dhomë qëndrimi në pallatin mbretëror.

Ndihmës kopshtar- Kjo punë nënkupton 40 orë pune në javë, dhe shpërblehet me një rrogë prej 18 mijë sterlinash në vit.

Stallier- Është i ditur fakti se mbretëresha i do shumë kuajt, ndaj për kë kujdeset për ta Buckingham Palace ofron 20 mijë sterlina në vit.

Operator telefonik- Është i ngarkuar t’iu përgjigjet rreth 7 mijë telefonatave në javë, ndaj operatori telefonik i familjes mbretërore fiton 23 mijë sterlina në vit.

Menaxheri i marrëdhënieve publike dhe komunikimit- Kjo punë paguhet nga 30 deri në 32 mijë sterlina në vit.

Specialist i rrjeteve sociale- Pozicioni i Social Media Specialist, paguhet me 50 mijë sterlina në vit.

Administratori i shtëpisë- Ky pozicion paguhet me 122 mijë sterlina në vit.

Sekretari privat i mbretëreshës- Në vendin e parë të pagesave sa i takon stafit të mbretëreshës, është sekretari privat i mbretëreshës, pozicion i cili aktualisht mbahet nga Edward Young. Ky pozicion i tij paguhet me 146 mijë sterlina në vit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco