NASA sjell pamje të rralla nga Marsi

NASA sjell pamje të rralla nga Marsi

02:33, 18/04/2018
A+ Aa A-

Një ndjekës i dukurive paranormale, që më shumë është i fokusuar në hulumtimin e jetës së jashtëtokësorëve, pretendon ta ketë zbuluar një objekt misterioz në sipërfaqen e Hënës.

Mark Sawalha, që është me bazë në Finlandë, ka vërejtur një ‘objekt të çuditshëm’ në njërën prej fotografive të realizuara në sipërfaqen e Hënës, që është publikuar nga NASA. Ai pretendon që në fotografi shihet një ‘antenë jashtëtokësorësh’ në një bazë të këtyre krijesave në hënë.

“Jashtëtokësorët po i përdorin mineralet e Hënës dhe kanë krijuar edhe bazat e tyre në sipërfaqe të saj. Shumë të tjerë e mbështesin këtë teori”, ka thënë ai.

Ndonëse nuk ka arritur të shpjegojë se në çka i bazon gjetjet e tij, ai Sawalha ka thënë se NASA ka prova të tjera, mirëpo heziton t’i publikojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco