Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

E zbulon shkenca: Ja pse meshkujt 'çmenden' pas biondeve, por martohen me...

E zbulon shkenca: Ja pse meshkujt 'çmenden' pas biondeve, por martohen me...

19:02, 13/02/2018
A+ Aa A-

Kanë kaluar shumë vite që kur e përjetshmja Marilyn Monroe interpretoi në filmin “Burrat preferojnë bjondet”. Por stereotipi ka mbetur i njëjtë dhe tanimë konfirmohet edhe nga shkenca: burrat vazhdojnë të preferojnë bjondet, sepse dukshëm i konsiderojnë ata më të reja dhe më të shëndetshme, edhe pse konsiderojnë brunet si nëna më të mira për fëmijët e tyre.

Kjo është ajo që del nga një studim i udhëhequr nga Universiteti Augsburg në Minesota, i publikuar në  “Journal of Social Psychology”.

Hulumtimi u krye në 110 burra, të cilëve u janë shfaqur imazhe të gjeneruara nga kompjuteri, të grave brune, atyre me flokë gështenjë dhe bjonde. Studiuesit zbuluan se burrat vlerësonin gratë me flokë të hapura si më tërheqëse dhe me një potencial më të madh në një lidhje në krahasim me të tjerat.

Në përgjithësi dallimi nuk ishte shumë i theksuar, por në momentin kur pjesëmarrësit e studimit panë fotografitë e grave nga supet deri poshtë, biondet u konsideruan shumë më të reja dhe më të shëndetshme se brunet.

Burrat që morën pjesë në hulumtim, vlerësuan gjithashtu se bjondet kanë më shumë gjasa që të kenë më shumë marrëdhënie në të njëjtën kohë dhe studiuesit sugjerojnë se kjo do të thotë se ata do të ishin të gatshëm të zgjidhnin bjondet për një takim.

Dhe ndoshta duke filluar nga ky arsyetim, ata do të zgjidhnin brunet si nëna të fëmijëve të tyre. Gjithashtu duket se llogaritet edhe gjatësia përveç ngjyrës së flokëve: gratë që janë shumë të gjata janë konsideruar më pak të shëndetshme dhe tërheqëse, ndërsa ato me një gjatësi mesatare konsiderohen me potencial më të madh në një marrëdhënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco