Injorimi për të dytën herë/ Zbutet Rama, arsyeton mungesën e Albin Kurtit në takim: Kush s'mundi, s'erdhi

Injorimi për të dytën herë/ Zbutet Rama, arsyeton mungesën e Albin Kurtit në takim: Kush s'mundi, s'erdhi

17:34, 17/07/2023
A+ Aa A-

Për të dytën herë brenda pak ditësh Albin Kurti e injoron Ramën publikisht.

Herën e parë duke mos e pritur në Prishtinë dhe të dytën duke mos iu përgjigjur ftesës së tij për takim informal mes liderëve të Ballkanit në Tiranë.

Por duket se Rama pasi nuk ia doli që ta ‘zbusë’ marrëdhënien me të duke bërë si i fortë, këtë herë ka zgjedhur të jetë mirëkuptues ndaj Albinit.

I pyetur në konferencën për media pas takimit për mungesën e “vëllait të vogël” në konferencën për media pas takimit, Rama tha se ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi.

“Sa i përket Kurtit, nuk shikoj asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, tha Rama.

Pra, nuk ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj tij, siç bën zakonisht, por ka përdorur fjalinë “kush s’mundi, s’erdhi”, duke mirëkuptuar arsyen e 'pamundësisë' për të qenë i pranishëm, që ka dhënë zyra e Kurtit.

Ndërkohë që paraditen e sotme përhapi informacion të rremë në mediat pranë tij sikur ishte nisur për të ardhur në takim zëvendëskryeministri i Kosovës, por stafi i Ramës e refuzoi.

Gjë e cila nuk ishtë e vërtetë pasi vetë zyra e Kurtit e ka hedhur poshtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco