Promovim nga Rilindja, nga doganier i arrestuar në krye të Transporteve/ Ja drejtori ‘bekuar’ nga Bledi Çuçi

Promovim nga Rilindja, nga doganier i arrestuar në krye të Transporteve/ Ja drejtori ‘bekuar’ nga Bledi Çuçi

15:37, 03/12/2019
A+ Aa A-

Pas 4 muajsh pa drejtues në krye të drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Gjirokastër ësjyë vendosur Eduart Pesha, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtuesit të zyrës Rajonale të Punës, që prej vitit 2013.

Eduart Pesha 55 vjecar prej ditës së sotme do të jetë kreu i ri i DRSHTRR Gjirokastër duke zëvendësuar postin e lënë vakant prej tre muajsh nga Çlirim Puto pasi ky i fundit u thirr nga Flamur Golemi për të qenë zëvendësi i tij në Bashkinë e Gjirokastrës.

Burime bëjnë me dije se ky emërim ka marrë bekimin e minsitrit Bledi Cuci, ndërsa Eduart Pesha njihet si një eksponent i hershëm i PS ku në CV e tij, ndërsa ‘’suksesi’’ më i madh ka qenë doganier në kohën më të artë të abuzimit në vitet 1997-2005.

Eduart Pesha në vitin 2001 është arrestuar me urdhër të ish drejtorit të Policisë së Qarkut në atë periudhë Asllan Dogjani dhe lirohet nga burgu me ndërhyrjen e PS pas tre ditëve.

Arrestimi i tij ndodhi në një ditë kur pala greke e Kakavijes, zbuloi një maune me armë dhe kanabis kontrabandë e destinuar për në shtetin grek.

Për këtë ngjarje Dogjani arrestoi jo vetëm Eduart Peshën si doganier i turnit, por të gjithë policët dhe doganierët e asaj dite. Mirëpo “fati” ka qenë me Peshën pasi nuk i hyri asnjë gjëmb në këmbë dhe tashmë ka marrë një tjetër pozicion të rëndësishëm në Gjitokastër.

Pasuria e Eduart Peshës nuk ka të krahasuar pasi disponon 23 ha tokë bujqësore mjaft prej të cilave mbjellë me vreshtari në fushën e Valaresë, 2 vila, dy apartamente një në Sarandë dhe një në Tiranë si dhe një biznes të falimentuar që merrej me prodhimin e rakisë dhe verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco