Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, Rama: Aktivizohet fondi prej 1 mln lekësh

Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, Rama: Aktivizohet fondi prej 1 mln lekësh

09:01, 01/12/2019
A+ Aa A-

Kryeminstri Edi Rama në mbledhjen e katërt të jashtëzakonshme me Këshillin e Ministrave për shkak të situatës pas tërmeteve, ka folur për aktivizmin e fondit prej 1 milionë lekësh të reja për çdo familje të prekur nga tërmeti.

Gjatë mbledhjes Rama tha se sot do të mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit me disa përfaqësues nga qeveria, me përfaqësues nga organizata në njerëzit në nevojë, me përfaqësuesit të Shoqatës së Ndërtuesve, inxhinierëve, arkitektëve, Dhoma e Tregtisë, Fondi i Zhvillimit dhe përfaqësues të Shoqatës së Sipërmarrësve.

“Një ndër vendimet që u morën në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, ishte edhe aktivizimi që nga dita e sotme e fondit prej 1 milionë lekësh të reja për çdo familje të prekur nga tërmeti.

Nga ana tjetër mund të jemi disi të lehtësuar nga fakti se përgjigjia e miqve për të sjellë këtu grupe të inspektorëve është pozitive. Disa grupe kanë ardhur, organizimi i plotë i punës do të bëhet kur këta ekspertë që janë të gjithë ajka nga vendet ku vijnë, të mund të bëjnë sa më shumë në një njësi kohe sa më të shkurtër.

Kemi filluar punën për të bërë një konferencë informimi publik që të ekspozojnë fotogtrafi, fakte nga realiteti i punës së tyre dhe t’i japin sa më shumë info rreth godinave të krisura dhe të dëmtuara. Pamja e jashtme e godinave nuk është dimosdoshnmëtrisht e rrezikshme.

Në këtë nivel duhen patjetër katër sy, dy sy shqiptarë dhe dy të huaj për të garantuar inspektimin e plotë.

Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit me disa përfaqësues nga qeveria, me përfaqësues nga organizata në njerëzit në nevojë, me përfaqësuesit të Shoqatës së Ndërtuesve, inxhinierëve, arkitektëve, Dhoma e Tregtisë, Fondi i Zhvillimit dhe përfaqësues të Shoqatës së Sipërmarrësve.

Fondi për 1 milionë lekësh të reja duhet aktivizohet sot për çdo familje dhe mos harroni që edhe dy familje në Kosovë duhen kontaktuar dhe ta marrin këtë fond si dhe fëmijët duhet të marrin bursën mujore prej 15 mijë lekësh të rejadhe që duhet ta kenë deri në mbarimin e gjimnazit apo universitetit.

Për pensionistët bëhet fjalë për pensionin e veçantë në Republikën e Shqipërisë, që merret për personat me kontribut të veçantë, që është pensioni më i lartë dhe shuma duhet të jetë e lëvrueshme menjëherë. Pra nëse bëhet pensioni i dhjetorit brenda duhet të jetë edhe i nëntorit të jemi të qartë për këto detaje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco