Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Adoleshenti gjendet i vdekur

Adoleshenti gjendet i vdekur

17:01, 14/09/2017
A+ Aa A-

Një adoleshent është gjetur i pajetë dje në një fshat në Përmet.

I riu ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët dy ditë më parë, të cilët një ditë pas kallëzimit morën lajmin e kobshëm.

J.P., 18 vjeç nga Kaludhi, është gjetur i pajetë në shtratin e lumit Vjosë, në afërsi të fshatit.

Pas hetimeve paraprake të policisë fshihet një e vërtetë e hidhur: Viktima është hedhur nga një shkëmb.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur si pasojë e hedhjes nga lartësia, bëjnë me dije burime policore.  

Të njëjtat burime shtojnë se J.P. vuante nga depresioni.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale shkaktimi i vetëvrasjes.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco