Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zjarri asgjësoi arkivën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, policia nuk veproi as pas 4 paralajmërimeve FOTO ilustruese

Zjarri asgjësoi arkivën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, policia nuk veproi as pas 4 paralajmërimeve

16:24, 14/09/2017
A+ Aa A-

Rojet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, janë arrestuar pas zjarrit të rënë në katin e katërt të godinës, në rrugën "Muhamet Gjollesha në Tiranë, rreth orës 03:05. SYRI.net shkruajti më parë se arkiva ishte djegur dhe policia po e fshihte ngjarjen.

Mësohet se ishin bërë edhe 4 tentativa për ta djegur dhe mbrëmë ia dolën ta digjnin. Edhe pse policia kishte marrë informacione, asnjëherë nuk kishte marrë në ruajtje këtë objekt të rëndësisë së madhe.

Kjo shton dyshimet mos vetë drejtues të policisë janë të përfshirë në zhdukjen e arkivës, pasi nuk kishin marrë asnjë masë edhe pas 4 paralajmërimeve. 

Pasditen e sotme syrtarisht, Policia njoftoi se:

Më datë 14.09.2017, rreth orës 03:05, në rrugën "Muhamet Gjollesha", në godinën e Agjensisë së trajtimit të pronave ka rënë zjarr në katin e katërt të saj,ku nuk ka patur dëme në njerëz.

Nga shërbimet e policisë janë arrestuar për veprat penale "Shkatërrim prone me zjarr" dhe "Shpërdorim detyre", shtetasit e mëposhtëm ( me detyrë funksionale roje godine) :

- Skënder Hysa, 62 vjeç banues në Tiranë.

- Sokol Hamitaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

 Vazhdon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore te autorëve të zjarrëvënies.

Më herët, para se policia të arrestonte rojet SYRI.net raportoi se arkiva e Agjencisë së Planifikimit të Territorit është djegur gjatë natës. Persona të paidentifikuar, mësohet se më në fund ja kanë dalë që të zhdukin të gjithë arkivën.

Burime për SYRI.net bënë të ditur se asgjësimi me zjarr i kësaj arkive ishte tentuar edhe 4 herë të tjera që të digjet, por nuk ia kishin dalë.

Me herën e pestë mbrëmjen e djeshme ja kanë dalë. Burimet thanë se policia kishte marrë edhe më parë informacione në lidhje me tentativat, por nuk kishte vepruar.

Edhe sot policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje duke mos e bërë publike.

Agjencia e Planifikimit të Territorit ndodhet në një godinë me Agjencinë e Kthimit të Pronave, në katin e katërt të saj.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali14/09/2017 18:38

Ju lexoj vazhdimisht pasi gjej dicka te vertete ne kete faqe. Por shoh qe ka nje tendence aspak profesionale nga ana juaj, ose me sepaku nga gazetari qe e shkruan lajmin. Sqarojeni mire qe eshte Arkiva e AKPT (agjencia kombetare e planifikimit te territorit) dhe io ATP, agjencia e trajtimit te prones.

Shto koment

Denonco