Itali - Vrau shqiptarin, biznesmeni para gjykatës

Itali - Vrau shqiptarin, biznesmeni para gjykatës

18:39, 13/09/2017
A+ Aa A-

Ka nisur procesi gjyqësor në gjykatën e Krimeve të Rënda në Breshia për biznesmenin italian Mirko Franzoni, i akuzuar për vrasje me dashje të një shqiptari më 14 dhjetor të vitit 2013, raportojnë sot mediat lokale.

Viktima Eduard Ndoj u qëllua në hyrje të shtëpisë së biznesmenit në Serle të Breshias, ku sipas hetimeve kishte shkuar për të vjedhur.

Franzoni kontrolloi për më shumë se një orë përgjatë rrugëve të zonës, pasi pikasi dy persona të dyshuar. Me anë të një pushke, ai vrau 26 vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj.

Për prokurorinë, vrasja ishte me dashje, ndërsa i akuzuari gjithmonë ka pohuar se goditja ishte aksidentale. Megjithatë, ekspertiza mjekoligjore ka provuar se vrasja ka ndodhur nga një distancë e afërt, e pranuar kjo edhe nga vetë i akuzuari.

Gjatë marrjes në pyetje në atë kohë biznesmeni italian deklaroi se “nuk kishte për qëllim të vriste shqiptarin, por arma u shkrehur gjatë përleshjes”.

ImageAutori Mirko Franzoni

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco