VIDEO/ Kapen me mina me telekomandë, arrestohen dy të rinj. Emrat

VIDEO/ Kapen me mina me telekomandë, arrestohen dy të rinj. Emrat

15:41, 13/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme, dy persona të cilët lëviznin të armatosur dhe me lëndë eksplozive.

Gjatë operacionit uniformat blu kanë sekuestruar dhe 3 mina me sahat. Minat ishin të përgatitura dhe të lidhura me aparate celulare, dhe ishin gati pirr tu përdorur.

Në pranga ka rënë Jurgen Muho 24 vjeç  dhe Eraldo Kataroshi 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ja njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Explosion".

Operacioni nga strukturat e D.V.P.Tiranë.

Sekuestrohen 3 mina të pajisura me telekomandë.

Ne pranga  2 shtetas .

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave me rrezikshmëri kriminale, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë eksplozive, si dhe mbi bazën  e informacioneve të marra në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar "Explosion".

Në kuadër të këtij operacioni shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkepunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale kanë arrestuar  shtetasit :

- Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak Tiranë.

- Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të "Vjedhjes", "Moskallzimit të krimit" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit".

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në sajë të punës së mirëorganizuar hetimore, në rrugën "Teodor Keko",  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Volksëagen Polo", i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.

Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 3 mina të pajisura me aparat të markës celular "Nokia" (me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet).

- mjeti tip "Volksëagen Polo".

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale " Mbajtja pa leje e armëve, i bombave apo minave ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 278/4 dhe 25 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco