Çfarë po na ndodh? Gruaja i jep fund jetës, tre të tjerë pinë helm

Çfarë po na ndodh? Gruaja i jep fund jetës, tre të tjerë pinë helm

17:01, 05/09/2017
A+ Aa A-

Nuk kanë fund rastet e tentativave të vetëvrasjes në vendin tonë, ku thuajse çdo ditë ndodh së paku një rast i tillë, sipas të dhënave nga policia.

Gjatë ditës së djeshme, në Reps të Mirditës, në banesë, në gjendje depresioni, 47-vjeçari P.M., është vetëhelmuar me pesticide. Ai është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë, duke u dërguar në spital me urgjencë. Pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po dje, sipas të dhënave të policisë, dy persona të tjerë kanë tentuar vetëvrasjen.

Në fshatin Maminas (Shijak), në banesën e tij, është vetëhelmuar, me ilaç mizash S.B, vjeç 20, banues në Maminas dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa në Lezhë, në lagjen “Skenderbeg”, te banesa e saj, është vetëhelmuar me medikamente D.D, vjeç 44, e cila ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën.

Gruaja humb jetën

Ndërkohë një grua ka i dhënë fund jetës. 51-vjeçarja F.D., banuese në Kukës, e cila vuante nga depresioni, ka përdorur mbidozë ilaçesh të ndryshme duke i dhënë fund jetës. Ajo e ka kryer aktin e rëndë më 28 gusht, por pavarësisht ndihmës së marrë në spital, nuk ka mundur dot të mbijetojë, duke gjetur vdekjen gjatë ditës së djeshme, e hënë.

Lidhur me këto raste materialet iu referuan prokurorive të rretheve përkatëse për vlerësim, sa i takon veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Shifrat e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje, sipas psikologëve janë alarmante. Sipas statistikave të policisë, vetëm gjatë 2016-ës janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco