FOTO/ Gjesti human i Alket Rizait mallëngjen Greqinë, mediat greke shpërthejnë në komente

FOTO/ Gjesti human i Alket Rizait mallëngjen Greqinë, mediat greke shpërthejnë në komente

15:13, 05/09/2017
A+ Aa A-

Greqia është mallëngjyer nga peripecia e vajzës 8 vjeçe me emrin Evangjelia nga Kreta, e cila po lufton me kancerin. Me mijëra njerëz dhanë aq sa mundeshin duke iu përgjigjur thirrjes së familjes së saj për ndihmë ekonomike me qëllim dërgimin e Evangjelisë në një qendër speciale kurimi në Londër. Midis atyre që u sensibilizuan është edhe i dënuari me burgim përjetë, shqiptari Alket Rizai, i cili mblodhi para nga të gjithë të burgosurit e tjerë, raportojnë sot mediat greke.

Lajmin e bëri të ditur gjyshi i vajzës 8-vjeçare në një intervistë për një televizion lokal.Sakaq, në portalet greke kanë vërshuar komente të shumta në mbështetje të “djallit shqiptar”.

“Uau! Jemi të ngazëllyer. Një tip i dënuar për një seri vrasjesh mafioze, arratisje nga burgu, zhvatje, trafik droge…na qenka bërë një donator i dashur”., – shkruan një komentues.

Dikush tjetër u përgjigjet: Po ti çfarë bërë për të ndihmuar? […] Për mua nuk quhet Alket Rizai, quhet thjesht një njëri, human”.

“Nga sot, Alket Rizai do të quhet z.Alket Rizai”, ndërsa një tjetër komenton me ironi: “Sa djalë i mirë dhe i urtë! Ti harrojmë dënimin e përjetshëm, trafiqet e drogës, vrasjet…një godfather brenda dhe jashtë burgut. I mblodhi disa euro dhe tani le t’a lemë të lirë…”.

“Pavarësisht nga e kaluara e djallit shqiptar, shpejtimi i tij për të ndihmuar duhet vlerësuar”., – shkruan një tjetër komentues në lajmin e postuar tek portali grek Newsbeast.gr.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco