Drogë dhe armë, shkatërrohet banda, 3 shqiptarë në pranga për 23 kg heroinë

Drogë dhe armë, shkatërrohet banda, 3 shqiptarë në pranga për 23 kg heroinë

14:15, 05/09/2017
A+ Aa A-

Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë greke gjatë një operacioni antidrogë, ku janëe sekuestruar 23 kg heroinë.

Operacioni është bërë në Aspropirgo të Athinës.

Të arrestuarit janë dy meshkuj 27 dhe 45 vjeç dhe një femër shqiptare 39 vjeçe, emrat e të cilëve nuk bëhen te ditur.

Bashkë me ta janë arrestuar edhe dy qytetarë greke 19 dhe 41 vjeç.

Policia greke bëri të ditur se gjatë këtij operacioni u sekuestruan 23 kilogramë heroinë, 38.8 gram marijuanë, si dhe armë e para.

Droga magazinohej në Athine dhe shitej në Selanik, Patra dhe Larisa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco