VIDEO/ Prangoset lazaratasi, mori tre persona peng, ja emri. Pamjet e arrestimi

VIDEO/ Prangoset lazaratasi, mori tre persona peng, ja emri. Pamjet e arrestimi

12:53, 05/09/2017
A+ Aa A-

Një i ri nga Lazarati i kërkuar për pengmarrje është vënë në pranga nga policia gjatë natës. Arrestimi është bërë në Tiranë. Burime nga policia thanë se i arrestuari është Aleksandër Kalemi, 26 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij është bërë i mundur pasi Gjykata e Gjirokastrës në 24 dhjetor 2015 e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale "Heqje paligjshme e lirisë".

Kalemi akuzohet se në datën 4 mars 2012 në vendin e quajtur lagjja "Dunavat" iu ka hequr lirinë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre personave E. Sh., R. G., dhe K. A., të cilët janë mbajtur në mënyrë të paligjshme në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Pas arrestimi, Kalemi i është dorëzuar Policisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco