Grabitet kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit, ja kush është autori

Grabitet kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit, ja kush është autori

12:48, 05/09/2017
A+ Aa A-

Në një kompleks turistik në Gjirin e Lalzit, një grabitës ka hyrë pas mesnatës së 4 shtatorit duke thyer derën dhe ka vjedhur 1 milion lekë të reja nga kasaforta.

Policia e Durrësit ka mbledhur gjurmët dhe pas një pune hetimore intensive ka bërë të mundur të zbulojë autorin dhe vendndodhjen e parave, larg Lalzit, në Tiranë.

Autori që u arestua është Denis Myrteza 23 vjeç,  banues në Tiranë. Ai është arrestuar mesnatën e datës 5 shtator dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Tiranë I’u gjetën dhe sekuestruan 10 000 000 lekët.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja” parashikuar  në nenin 134  të Kodit Penal.

 

 

 

          

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco