Katastrofë në rezervuarin e Xibrakës: Ngordhin qindra kuintalë peshk

Katastrofë në rezervuarin e Xibrakës: Ngordhin qindra kuintalë peshk

11:33, 05/09/2017
A+ Aa A-

Katastrofë mjedisore në rezervuarin e Xibrakës i njohur si “Gjoli i Mukjes” në Cërrik. Qindra kuintal peshq dhe gjallesa të tjera janë gjendur të ngordhur në breg të këtij liqeni. Vuajtja e peshqve ka qenë aq e madhe, sa disa prej tyre janë përpëlitur duke dalë nga liqeni dhe kanë ngordhur disa metra larg ujit, raporton infoelbasani.al. Ende mbeten mister shkaqet e kësaj masakre të vërtetë. Sipas specialistëve, nuk bëhet fjalë për vrasje me dinamit, apo lëndë kimike, por për një lloj asfiksie me natyrë të panjohur. 

Dyshohet se peshqit kanë pasur mungesë oksigjeni, për shkak të një lënde të panjohur të çliruar në ujë në formë gazi apo shëndërrimi kimik. Kjo e kushtëzuar nga temperatura mjaft e lartë e tokës, thatësira e tejzgjatur dhe mungesa e reshjeve. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët të mjedisit të cilët kanë marrë mostrat dhe i kanë dërguar për ekzaminim në laborator. Dëmi ekonomik është mjaft i madh, por mbi të gjitha i pallogaritshëm konsiderohet dëmi mjedisor pasi presupozoihet se, veç peshqve, në liqen nuk ekziston më asnjë gjallesë, çfarë nënkupton se aty nuk ekzison më faunë dhe ai është thjesht një gjol i vdekur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Oni05/09/2017 12:34

    Kane hedhur ndonje pesticid ndryshe nuk ka shpjegim

    Shto koment

    Denonco