Pas sociologes, shqiptari rrëmbeu e përdhunoi edhe infermieren: ja sa vite burg e presin

Pas sociologes, shqiptari rrëmbeu e përdhunoi edhe infermieren: ja sa vite burg e presin

11:21, 05/09/2017
A+ Aa A-

Dhjetë vjet e tetë muaj burg si dhe 3500 euro gjobë: Ky është dënimi që kërkoi Prokurori i Përgjithshëm Guido Cocco i pyetur nga akuza në lidhje me përdhunuesin serial të arrestuar në Teramo, Itali, shqiptarin Enriges Kavalli.

Kavalli u akuzua në nëntor 2016  se përdhunoi një infermiere në Qendrën e Shëndetit Mendor, në Avezzano dhe ai u raportua nga mediat se ishte i sëmurë mendor. Por, edhe tre vite më parë, kur ishte 16-vjeç, Kavalli kishte përdhunuar një punonjëse sociale.

Konsulenti i prokurorisë që gjykoi gjendjen mendore të Kavallit, Paolo Capri,  profesor i kriminalistikës dhe psikologjisë ligjor si dhe  ekipi i tij, provuan se shqiptari ishte i vetëdijshëm kur kreu abuzimet, se ishte mjaft i qartë për aktet që kishte kryer dhe ishte person i integruar në shoqëri.SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco