VIDEO-FOTO/ Sekuestrimi i 2.3 tonëve drogë në Itali, policia shqiptare jep detaje të reja

VIDEO-FOTO/ Sekuestrimi i 2.3 tonëve drogë në Itali, policia shqiptare jep detaje të reja

12:50, 02/09/2017
A+ Aa A-

Policia shqiptare ka dhënë disa detaje në lidhje me sasinë e drogës prej më shumë se 2.3 tonës kanabis të sekuestruar gjatë natës në Itali.

Në lidhje me një sasi prej 2322 kg lënde narkotike të sekuestruar nga GdF në zonën e San Benedetos, Itali, policia shqiptare thotë se gomonia oqeanike ka mundur të shkarkojë në breg të detit lëndën narkotike dhe është larguar  në ujërat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekjes së skuadrave të Guardia di Financas (GDF).

Skuadrat e GdF në afërsi të bregut  në zonën e San Benedetos  kanë sekuestruar lëndën narkotike të hedhur nga gomonia në një  sasi prej 2322 kg e dyshuar marjuanë dhe 625 litra benzinë, si  dhe kanë arrestuar dy persona të cilët ishin me një furgon  gati për të transportuar lëndën narkotike, konkretisht: shtetasi shqiptar rezident në Itali, K. D., 24 vjeç  dhe shtetasi italian R. A., 63 vjeç.

Vijojnë hetimet e përbashkëta Itali -Kroaci-Mal i Zi dhe Shqipëri, ku ka një shkëmbim intensiv të informacioneve me policine italiane dhe Guardia di Finanza per hetimin e rastit, por nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqipërinë.

 Gomonia ka mundur t'i shpëtojë ndjekjes që ka zgjatur disa orë derisa ka humbur gjurmët në ujërat mes Kroacisë dhe Malit të Zi

Vijon kontrolli në det për gjetien e gomones dhe arrestimin e trafikantëve.

/SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco