Nxirrte foshnjen 30-ditëshe të lypte tek rruga e Elbasanit, arrestohet Tomorri

Nxirrte foshnjen 30-ditëshe të lypte tek rruga e Elbasanit, arrestohet Tomorri

10:23, 02/09/2017
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme një 49-vjeçar pasi nxirrte në rrugë për të lypur një foshnje që nuk kishte mbushur ende muajin.

I arrestuari është Tomorr Roko, 49 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pas në rrugën e “Elbasanit” është konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur fëmijën e mitur 1 muajshe, me iniciale M.R.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Keqtrajtim i të miturit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco