Maska të armatosura grabisin karburantin në Vlorë, policia ngre postblloqet dhe kontrollon kamerat rrugore

Maska të armatosura grabisin karburantin në Vlorë, policia ngre postblloqet dhe kontrollon kamerat rrugore

10:08, 02/09/2017
A+ Aa A-

Tre grabitës me maska dhe të armatosur kanë grabitur gjatë natës një pikë karburanti në aksin rrugor Vlorë - Babicë. Ata kanë kërcënuar me armë rojen 60-vjeçar dhe kanë grabitur paratë e xhiros, rreth 12 mijë lekë. Policia ka nisur kontrollin e zonës dhe pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë përgjatë aksit.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Më datën 02.09.2017, rreth orës 02:30, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Vlorë - Babicë,  është vjedhur një karburant.

Shërbimet e policisë kanë shkuar  menjëherë  në vendngjarje ku  nga verifikimi  paraprak  ka rezultuar se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me  një  armë  zjarri,  ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë  (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular, dhe  janë larguar.

Policia menjëherë ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrolli i imtësishëm i zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Janë sekuestruar pamje filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco