Një 31-vjeçar nga Tropoja me një pistoletë në brez është ndjekur dhe arrestuar nga "Shigjetat" dje në mesditë, teksa përshkonte Tiranën me "Porche Panamera" Ai quhet Bylbyl Halili, 31 vjeç.
Arrestimi i tij u bë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën "Bardhyl" nga Skuadra Shigjeta rreth orës 14:30, në automjetin tip Porsche Panamera, me të cilin lëvizte, i është gjetur një pistoletë e markës “Glock” me një krehër me 14 fishekë kalibër 9 mm.
Policia i sekuestroi automjetin e markës Porsche Panamera, pistoletën e markës “Glock”me një krehër me 14 fishekë, 2 105 euro dhe 55.500 lekë të reja si dhe një telefon Blackberry.
Dosja e tij i kaloi Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
© SYRI.net