La pa ujë një qytet të tërë, KLD nis verifikimin e gjyqtares Elvana Çiçolli

La pa ujë një qytet të tërë, KLD nis verifikimin e gjyqtares Elvana Çiçolli

16:21, 29/08/2017
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur procedurat e veriíkimit për gjyqtaren Elvana Çiçolli, vendimi i të cilës ka lënë pa ujë të gjithë qytetin e Përmetit. “Televizioni Klan” mëson se kërkesa për verifikim është iniciuar nga një ankesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve.

Në 40 vite, banorët e Përmetit nuk kanë njohur investime në këtë sektor dhe marrin ujë të pijshëm vetëm 1 orë në ditë. Bashkia e Përmetit dhe Ujësjellës Kanalizimet zhvilluan një tender për këtë projekt, i cili u fitua nga një kompani private.

Por pasi ka nisur punimet, ajo është njohur me një vendim të gjyqtares Çiçolli për t’i ndërprerë punimet. Kompania e quajti këtë vendim flagrant në kundërshtim me ligjin.

Vendimi i gjyqtares Elvana Çiçolli jo vetëm ka shkaktuar kosto për kompaninë, por edhe për qytetaret e Përmetit, pasi bllokimi i punimeve do të çojë në shkeljen e afateve. Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të verifikojë nëse vendimi i saj është në përputhje me ligjin apo është bërë në shkelje të tij. Në rast se do të faktohen pretendimet e kompanisë fituese për shkelje të ligjit, atëherë KLD do të nisë procedurat për masë ndëshkimore ndaj gjyqtares Çiçolli. /Tv Klan/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco