Digjet qëllimisht makina e elbasanlliut para shtëpisë

Digjet qëllimisht makina e elbasanlliut para shtëpisë

15:03, 29/08/2017
A+ Aa A-

Makinës së një 61-vjeçari në Elbasan i është vënë flaka nga persona të panjohur. Makina e A.H. 61 vjeç, ishte parkuar para banesës dhe policia tha i ishte hedhur lëndë djegëse nga persona të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”.

Menjëherë, shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, u konstatua se ishte djegur nga persona të paidentifikuar me lëndë djegëse. Tashmë, grupi hetimor po vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Çështja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi I pronës me zjarr".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco