Policia italiane zbuloi një rrjet të madh trafikimi kokainë midis provincave të Brescias dhe Bergamos, me bazë logjistike në Rovato dhe një pizzeri të përdorur si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm. Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria e Republikës në Brescia, zbuluan një organizatë të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe italianë, që operonte jo vetëm në Brescia dhe Bergamo, por edhe përgjatë bregut Adriatik, kryesisht në Marche dhe Puglia.
Sipas hetimeve, të dyshuarit përdornin një piceria të njohur në zonën përreth Brescias për shpërndarje të kokainës me shumicë, e shitur në kilogramë. Ata rekrutuan si shpërndarës shtetas shqiptarë që hynin në Itali me lejeqëndrim turistike dhe përdornin automjete me sisteme të sofistikuara fshehjeje të drogës.
Sot natën, në provincat Brescia, Ancona, Bergamo, Brindisi, Grosseto dhe Mantova, Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Brescias, të mbështetur nga repartet përkatëse territoriale, zbatuan një masë parandaluese të lëshuar nga G.I.P. i Gjykatës së Brescias, me kërkesë të D.D.A. lokale. Masa u ekzekutua kundër 12 të dyshuarve, të cilët dyshohen për “bashkëpunim kriminal me qëllim trafikun e lëndëve narkotike”.
Njëkohësisht, u ekzekutua edhe një urdhër kontrolli për 13 persona të tjerë, të dyshuar për mbajtje të drogës me qëllim shpërndarjen. Gjatë operacionit, karabinierët arrestuan në flagrancë 11 persona dhe sekuestruan rreth 3 kilogramë kokainë.
Hetimet për këtë rrjet të organizuar të trafikimit të drogës filluan nga arrestimi i një shqiptari dhe kanë zgjatur më pak se tre vite, duke zbuluar aktivitetin e paligjshëm dhe mënyrën se si drogës i jepej mbulesë përmes një biznesi të zakonshëm si piceria.
© SYRI.net