Dy turistët të cilët u raportuan të zhdukur në malin e Polisit në Librazhd, janë gjetur nga policia. Turistët gjermanë u gjetën pranë fshatit Stravaj, ndërsa bëhet me dije se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kanë pasur probleme me makinën dhe pasi kanë braksisur mjetin kanë bërë një ecje në këmbë për të gjetur një rrugë. Në një moment ata kanë parë një furgon që kalonte rastësisht. Pas një intinerari ecjeje në një zonë të thellë malorë të Malësisë së Polisit ata kanë humbur kontaktet me guidën që i shoqëronte.
© SYRI.net