Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kanabisi lulëzonte në Velipojë, policia mbyllte sytë! Pezullohet shefi i Komisariatit të Shkodrës dhe...

Kanabisi lulëzonte në Velipojë, policia mbyllte sytë! Pezullohet shefi i Komisariatit të Shkodrës dhe...

17:21, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, janë zbuluar dhe konstatuar të kultivuara 7.446 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, në një territor të hapur dhe lehtësisht të verifikueshëm në zonë fushore.

Pas këtij rasti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar nisjen e veprimeve për asgjësimin e bimëve dhe identifikimin e autorëve, si dhe ka pezulluar nga detyra Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefin e Stacionit të Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialistin e Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët.

Njëkohësisht, është urdhëruar Drejtoria e Standardeve Profesionale për kryerjen e një hetimi të thelluar administrativ mbi rastin dhe përgjegjësitë e strukturave policore në terren.

Për mangësi në përmbushjen e detyrave, ka nisur gjithashtu hetim disiplinor për pesë punonjës policie. Ndaj Kryekomisar Bekim Lika., Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, është vendosur masa e pezullimit nga detyra, ndërsa Nënkomisar Zef Marku, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, dhe Inspektor Samet Kadroji, Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë, janë gjithashtu të pezulluar.

Ndërkohë, pa pezullim nga detyra, ka nisur hetim disiplinor edhe për Nënkomisar D. N., Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë, si dhe Inspektor E. I., Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë, të cilët janë pjesë e grupit të kontrollit të territorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco