Lajmi i fundit

Live/ Task Force - Dita e 10, Edi Rama kundër të gjithëve

I dënuar me 15 vjet burgim, arrestohet në Itali 42-vjeçari, do ekstradohet në Shqipëri

I dënuar me 15 vjet burgim, arrestohet në Itali 42-vjeçari, do ekstradohet në Shqipëri

17:03, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 42 vjeçar i dënuar me 15 vite burg për për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore” u arrestua në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Shtetasi Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, 42 vjeç ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”.

Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco