Syri siguron foton e autorit të dyshuar të pengmarrjes së Egland Koçit, postieri që shkonte në pikat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me para cash, por ende nuk dihet fati i të riut.
I riu ishte denoncuar si i humbur nga familjarët e tij më 4 qershor.
Për këtë çështje, policia ka shpallur në kërkim Armand Shakajn, 41 vjeç, i dyshuar si autor i pengmarrjes së Eglant Koçit, ndërsa ka arrestuar Enea Zyferin, 25 vjeç, nën dyshimin për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Policia ka gjetur gjurme gjaku në makinën e sekuestruar dhe dyshohet se i riu mund të jetë ekzekutuar dhe është fshehur kufoma.
Në kuadër të hetimeve, policia ka zhvilluar kontrolle në disa zona periferike të Tiranës, të konsideruara me interes për zbardhjen e ngjarjes. Kërkimet janë përqendruar në ambiente të izoluara, zona të braktisura dhe territore ku dyshohet se mund të jetë transportuar ose fshehur trupi i 34-vjeçarit.

© SYRI.net