Lajmi i fundit

Live/ Task Force - Dita e 10, Edi Rama kundër të gjithëve

Zhdukja e Eglant Koçit, ja autori i dyshuar, Armand Shakaj! I riu këmbente kriptomonedhat me para cash

Zhdukja e Eglant Koçit, ja autori i dyshuar, Armand Shakaj! I riu këmbente kriptomonedhat me para cash

16:52, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri siguron foton e autorit të dyshuar të  pengmarrjes së Egland Koçit, postieri që shkonte në pikat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me para cash, por ende nuk dihet fati i të riut.

I riu ishte denoncuar si i humbur nga familjarët e tij më 4 qershor.

Për këtë çështje, policia ka shpallur në kërkim Armand Shakajn, 41 vjeç, i dyshuar si autor i pengmarrjes së Eglant Koçit, ndërsa ka arrestuar Enea Zyferin, 25 vjeç, nën dyshimin për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Policia ka gjetur gjurme gjaku në makinën e sekuestruar dhe dyshohet se i riu mund të jetë ekzekutuar dhe është fshehur kufoma.

Në kuadër të hetimeve, policia ka zhvilluar kontrolle në disa zona periferike të Tiranës, të konsideruara me interes për zbardhjen e ngjarjes. Kërkimet janë përqendruar në ambiente të izoluara, zona të braktisura dhe territore ku dyshohet se mund të jetë transportuar ose fshehur trupi i 34-vjeçarit.

Lexo dhe: Zhdukja e Eglant Koçit/ Njolla gjaku në makinën e sekuestruar, ngrihen dyshime për ekzekutim dhe fshehje kufome


Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco