FOTO+VIDEO/ Pengmarrja e 34-vjeçarit Eglant Koçi, dalin pamjet e autorit të dyshuar

14:20, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë publikuar pamje video që tregojnë Armand Shakajn, 41-vjeçarin e shpallur në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për zhdukjen e shtetasit Eglant Koçi , 34 vjeç.

Shakaj konsiderohet nga hetuesit si personi kryesor i dyshuar në këtë çështje, pasi dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur dhe ende nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve intensive.

Pamjet e siguruara tregojnë lëvizjet e 41-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po i analizon ato si pjesë të provave të mbledhura për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve zyrtare, hetimet kanë bërë të mundur identifikimin e ambientit ku dyshohet se ka hyrë 34-vjeçari përpara zhdukjes së tij, si dhe të personave që kanë pasur kontakte me të në ato momente.

Ndërkohë, policia ka arrestuar Enea Zyferin, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakajn pas ngjarjes.

Gjatë hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, si dhe motomjeti i tij, i cili sipas hetuesve ishte lëvizur nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Teksa kërkimet për gjetjen e Koçit. vijojnë pa ndërprerje, policia po punon edhe për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt. Për shkak të hetimeve në zhvillim, autoritetet nuk kanë bërë publike të gjitha detajet e dosjes, ndërsa nuk përjashtohen zhvillime të tjera në orët dhe ditët në vijim.

FOTO:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco