Një trajler është përplasur me barrierat anësore të rrugës në aksin Elbasan–Peqin, duke shkaktuar një aksident që fatmirësisht nuk ka sjellë persona të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi, i cili mendohet se ka qenë në gjumë në momentin e ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes, mjeti ka pësuar dëme materiale, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net