Reshjet e shiut/ Përrenjtë malorë të Korabit marrin përpara bagëtitë, ngordhin 20 krerë lopë

10:49, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi i rrëmbyeshëm që përrenjtë malorë që zbresin nga Korabi të dalin jashtë kontrollit, duke u bërë të rrezikshëm dhe duke sjellë me vete gurë e sasi të mëdha zhavorri.

Përroi i fshatit Radomirë ka rrëmbyer rreth 20 krerë lopë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për banorët e zonës.

Sipas tyre, bagëtitë ishin dërguar në bjeshkë për sezonin e kullotave të verës në momentin kur ndodhi ngjarja.

Megjithëse reshjet intensive zgjatën vetëm pak minuta, por ato mjaftuan për të shkaktuar vërshime të menjëhershme dhe pasoja të mëdha në zonë.

Autoritetet lokale po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga kjo situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco