E rënd në Fier/ 40-vjeçari i jep fund jetës me armë zjarri

19:49, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Pordës, në bashkinë e Fierit, ku një burrë rreth 40-vjeç, i identifikuar si Taulant Halka, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri çifte.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, shërbimet e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Paraprakisht mësohet se Halka, i martuar dhe me fëmijë, ka vendosur të marrë këtë vendim ekstrem në banesën e tij, ndërsa familjarët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Në vendngjarje ndodhen edhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët po kryejnë veprimet procedurale, ndërsa trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Fierit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Policia vijon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e aktit ekstrem.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në fshatin Portëz, Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi T. H., rreth 40 vjeç.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco