24-vjeçarja humbet drejtimin e makinës, ‘fluturon’ nga Ura e Dajlanit e bie në kanal!

17:49, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje, 2 prill në Durrës, ku një 24-vjeçare me inicialet, XH. K., ka humbur drejtimin e automjetit.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku e reja në afërsi të Urës së Dajlanit, dyshohet  se si pasojë e humbjes së kontrollit  mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë  nga rruga dhe ka rënë në kanal..

Siç shihet dhe nga pamjet, rënia e makinës ka qenë në një lartësi goxha të madhe, ndërsa raportohet se 20-vjeçarja ndodhet njashtë rrezikut për jetën në spitalin Rajonal të Durrësit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”,  automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe,  dyshohet  se si pasojë e humbjes së kontrollit  mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë  nga rruga dhe ka rënë në kanal.  

Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco